Aktivitete

Kukësi i bashkohet #ShqipëriaJoDuhanit

Kukësi i bashkohet #ShqipëriaJoDuhanit Kukës, 24/04/2015 – Takimi i pestë “Shqipëria Jo Duhanit!” – pas atyre të Tiranës, Korçës, Beratit dhe Vlorës, – u organizua më dt. 24/04/2015 në qytetin e Kukësit nga një grup nismëtarësh i shoqërisë civile, me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë. Në qendrën e qytetit verior, me pjesëmarrjen e disa nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve të Kukësit u zhvilluan disa aktivitete sportive, përfshirë lojra volejbolli, ushtrime gjimnastikore, lojra argëtuese me motive folklorike të zonës, etj., në mbeshtetje të Nismës #ShqiperiaJoDuhanit, duke përcjellë një mesazh edukues për uljen e nivelit të duhanpirjes në vend dhe zgjedhjen e aktiviteteve sportive, nën moton “Unë zgjedh shëndetin!” Lexo me shume

Gjimnazi "Mahir Domi" në Elbasan i thotë “JO Duhanit!”

Të fokusuar në misionin e ndërgjegjësimit për parandalimin e duhanpirjes tek të rinjtë, gazetarët e Lidhjes së Gazetarëve të Shëndetësisë, u takuan më një grup nxënësish, pjesë të klasave ndryshme dhe një klasë të plotë e vitit të 11-të. Lexo me shume

Gjimnazi “Sami Frashëri” i thotë: “JO Duhanit!”

Nxënësit e viteve të dyta të kësaj shkolle treguan një interes mjaft të veçantë ndaj dokumentarit dhe sidomos ndaj pacientit i cili prej vitesh vuan nga probleme të mushkërive, ndërkohë që vetë ishin të ndërgjegjshëm për pasojat negative që shkakton duhani. Lexo me shume

Berati i Një Mbi Një Dritareve i Bashkohet Nismës #ShqiperiaJoDuhanit

U organizua dje (22/11/2014) në Berat takimi i tretë “Shqipëria Jo Duhanit!” – pas atij të Tiranës dhe Korçës, ku ishin të pranishëm edhe Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqaj, Kryebashkiaku z. Fadil Nasufi, Kryetari i Këshllit të Qarkut Berat, z. Petrit Sinaj, etj. Lexo me shume

Eja t'i themi NDAL DUHANIT së bashku në Berat

Ditën e Shtunë, dt. 22/11/2014, ora 10:00 e mëngjesit, në Berat do të organizohet takimi i tretë “Shqipëria Jo Duhanit!”. Lexo me shume

Ja çfarë thonë gjimnazistët e "Ismail Qemalit" në Tiranë për Duhanin!

Dokumentari “Shqipëria, Të Rinjtë, Duhani” u shfaq sot në gjimnazin Ismail Qemali në Tiranë, një shkollë e populluar nga rreth 2000 nxënës nga kryeqyteti dhe rrethinat e tij. Lexo me shume

Nxënësit e shkollës “Sabaudin Gabrani 2” i thonë “JO Duhanit!”

Pas shkollës 9-vjeçare "Emin Duraku" në Tiranë, LGSH (Lidhja e Gazetarëve të Shëndetësisë) i rikthehet sërish shkollave 9-vjeçare, pasi grupmosha 13-15 vjeç, raportohet të jetë mosha më delikate për nisjen e duhanpirjes. Lexo me shume

Gjimnazi Qemal Stafa i thotë “Jo Duhanit!”

Dokumentari “Shqipëria, Të Rinjtë, Duhani” u shfaq sot në gjimnazin Qemal Stafa, një nga gjimnazet më të vjetra të kryeqytetit, i cili vitin e ardhshëm mbush 90 vjet nga dita e parë e hapjes së tij. Lexo me shume

Shkolla “Emin Duraku” i thote: JO DUHANIT!

Ulja e pragut të moshës kur nis duhanpirja në Shqipëri, na nxiti të shtrijmë sensibilizimin edhe në shkollat 9-vjeçare, duke filluar me një shkollë me emër në kryeqytet, siç është ajo “Emin Duraku”. Lexo me shume

Gjimnazi Ismail Qemali në Tiranë i thotë: “Jo Duhanit!”

Dokumentari “Shqipëria, Të Rinjtë, Duhani” u shfaq sot (28/10/2014) në gjimnazin Ismail Qemali në Tiranë, një shkollë e populluar nga rreth 2000 nxënës nga kryeqyteti dhe rrethinat e tij.  Lexo me shume

Gjimnazi Partizani i thotë JO DUHANIT!

Dokumentari i Lidhjes së Gazetarëve të Shëndetit (LGSH) per pasojat e duhanpirjes u shfaq sot në Shkollën e Mesme të Përgjithshme "Partizani" në Tiranë, me pjesemarrjen e nxënësve të viteve të dyta të shkollës.  Lexo me shume

Korça i Bashkohet Nismës “Shqipëria Jo Duhanit”

"Shqipëria Jo Duhanit", nismë e shoqërisë civile e nisur në fillim të muajit shtator është konkretizuar në qytetin e Korçës ku së bashku me pjesëmarrësit ka qenë edhe Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj.  Lexo me shume

Ndikimi i Medias në zbatimin e Ligjit Antiduhan...

T’i thuash “Jo duhanit!” ndër shqiptarë, nuk është një mënyrë urdhërore që mund gjejë  zbatim lehtë, nëse marrim parasysh faktin se jemi një popull me mentalitet të fortë duhanpirës  dhe në rënditjen europiane  rradhitemi të dytët për pirjen e duhanit, menjëherë pas turqve që kryesojnë listën. Lexo me shume

Eja t'i themi NDAL së bashku

Ditën e Premte, dt. 5/9/2014, ora 11:00 e mëngjesit, në Hotel Tirana International, do të organizohet takimi “Shqipëria Jo Duhanit!” nga një grup nismëtarësh i shoqërisë civile me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësië, i cili synon rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit të opinioit publik për zbatimin e ndryshimeve që kanë hyrë rishtazi në fuqi në Ligjin për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit. Lexo me shume