Eja t'i themi NDAL DUHANIT së bashku në Berat

Ditën e Shtunë, dt. 22/11/2014, ora 10:00 e mëngjesit, në Berat do të organizohet takimi i tretë “Shqipëria Jo Duhanit!” – pas atij të Tiranës dhe Korçës, - nga një grup nismëtarësh i shoqërisë civile me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë, i cili synon rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit të opinioit publik për zbatimin e ndryshimeve që kanë hyrë rishtazi në fuqi në Ligjin për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit.

Aktivitetet e parashikuara për t’u zhvilluar në Berat:

Ecje/Vrapim me moton “Ne Zgjedhim Shëndetin” për mbështetjen e nismës nga nxënës dhe qytetarë, me pjesmarrjen edhe te Ministrit Beqaj dhe përfaqësues të shoqërisë civcile, i cili përfundon përsëri në zonën pedonale të qytetit.

Fushata ndërgjegjësuese nën sloganin “Hidh cigaren, Zgjidh Jetën!” – ku, një grup aktivistësh, të cilët do të jenë të pozicionuar në një stendë të madhe ndërgjegjësuese me këtë slogan, do të ftojnë kalimtarët të fikin cigaret në tasa të mëdhenj, që do të kenë të njëjtin mbishkrim dhe në këmbim të këtij gjesti do të dhurohen lule, të cilat do të kenë stickers #ShqiperiaJoDuhanit. Paralelisht, statujat e palëvizshme, do të mbajne pankarta me mbishkrimin: Stop Duhanit!.

Një takim i improvizuar me mediat vendore në Pedonalen e Beratit me mesazhet për vazhdimin e punës për ndërgjegjësimin dhe informimin e qytetarëve  për uljen e nivelit të duhanpirjes në vend, dhe si rrjedhojë, dëmtimet e shëndetit publik nga përdorimi i duhanit, duke gërshetuar masat dhe nismat administrative e operacionale të agjencive shtetërore ligjzbatuese me përfshirjen sa më të gjerë të aktorëve të shoqërise civile.

Jeni të mirëpritur!