Eja t'i themi NDAL së bashku

Ditën e Premte, dt. 5/9/2014, ora 11:00 e mëngjesit, në Hotel Tirana International, do të organizohet takimi “Shqipëria Jo Duhanit!” nga një grup nismëtarësh i shoqërisë civile me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësië, i cili synon rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit të opinioit publik për zbatimin e ndryshimeve që kanë hyrë rishtazi në fuqi në Ligjin për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit.

Jeni të mirëpritur të na ndiqni!