Shkolla “Emin Duraku” i thote: JO DUHANIT!

Ulja e pragut të moshës kur nis duhanpirja në Shqipëri, na nxiti të shtrijmë sensibilizimin edhe në shkollat 9-vjeçare, duke filluar me një shkollë me emër në kryeqytet, siç është ajo “Emin Duraku”.

Me një pjesëmarrje të gjerë të klasave të 8-ta dhe të 9-ta të shkollës, LGSH (Lidhja e Gazetarëve të Shëndetit) shfaqi dokumentarin për pasojat e duhanpirjes, i cili u ndoq me vëmendje nga nxënësit.

Për 45 minuta, u zhvillua një bisedë e hapur nga anëtarët e LGSH me nxënësit, në prani edhe të një prej mësueseve të shkollës. Rrefimi tronditës i historive personale të disa nxënësve, ngjalli diskutime në klasë në lidhje me mënyrën se si nis duhanpirja, “presionin” e shokëve por edhe pasojat e duhanit.

Nxënësit folën për raste personale, kur e kanë nisur duhanin në moshë fare të vogël, (një vajzë foli për duhanpirje në moshën 10-vjeçare), por nuk munguan rastet positive të nxënësve që tregonin se si kishin hequr dorë.

Diskutimi i një prej nxënëseve, se si ajo që tashmë kishte personazhi I dokumentarit tonë(I cili jeton me pompe oksigjeni), nuk mund të quhet më jetë, por mbijetesë, ishte mesazhi më I mirë që vetë nxënësit perceptuan për pasojat e duhanpirjes.

Në fund, të gjithë së bashku ju bashkuan nismës #ShqiperiaJoDuhanit

LGSH synon sensibilizimin sidomos të kësaj grupmoshe, mosha potencialisht e rrezikshme për nisjen e duhanit. U promovua jetesa e shëndetshme, marrja me sport dhe të qëndruarit larg duhanpirjes.