Të rinjtë, #ShqipëriaJoDuhanit

Dokumentar ndërgjegjësues i realizuar nga Lidhja e Gazetarëve të Shëndetësisë



Shqipëria renditet ndër vendet me përqindje të lartë të duhanpirjes. Studimet e fundit tregojnë se 60% e meshkujve në vendin tonë janë konsumatore te rregullt , ndërsa 18% e femrave kane krijuar varesi ndaj tij dhe tendenca e duhanpirjes nga femrat eshte ne rritje. Rreth 3,300 vdekje në vit në vendin tonë kanë si shkak duhanpirjen. Në 10 persona të sëmurë me kancer në mushkëri, 9 prej tyre janë duhanpirës. 

Ajo çfarë e bën me alarmante situatën, janë shifrat e publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik, sipas të cilave 11.5% e nxënësve të shkollave të grupmoshës 13-15 vjeç konsumojnë duhan. Psikologët e shkollave e ngrenë me shqetësim këtë problem duke e konsideruar edhe si burim të nxitjes së konfliktit ndërmjet nxënësve me njeri-tjetrin, por dhe me familjarë të tyre me qëllim sigurimin e të ardhurave për siguruar paketën.

Pasojat negative të duhanpirjes, por edhe një trend së fundmi tek më të rriturit, të cilët i vlerësojnë këto pasoja si dhe synojnë për një jetë të shëndetshme, ka shtuar tentativat për të hequr dorë nga duhanpirja. Bashkë me ligjin, ka nisur një fushatë sensibilizuese, ku edhe vetë të rinjtë bëjnë thirje për të zbatuar këtë ligj në radhë të parë, por pse jo, edhe për të hequr dorë nga duhanpirja.