Duke iu bashkuar nismës “Shqipëria Jo Duhanit”, mbrojmë veten dhe fëmijët nga rreziqet dhe dëmtimet e shëndetit që rrjedhin si pasojë e përdorimit të duhanit.

Aktivizohu

Duhanpirja aktive dhe pasive është rrezik për shëndetin, prandaj, le ta bëjmë duhanpirjen shoqërisht të papranueshme, duke marrë pjesë aktivisht në këtë nismë.

Anëtarësohu

Përveç organizatave, shoqatave dhe aktivistëve të shoqërisë civile, çdokush është i mirëpritur për t’iu bashkuar dhe bashkëpunuar me ekipin organizator të kësaj nismeje, duke kontaktuar me sekretariatin e grupit nismëtar, dhe duke plotësuar formularin e anëtarësimit në adresën e-mail: info@shqipëriajoduhanit.al.

Dhuro

Gjithashtu, është i mirëpritur edhe kontributi i kompanive, donatorëve dhe institucioneve të tjera, që si pjesë e përgjegjshmërisë së tyre sociale kanë përfshirjen e sa më shumë aktorëve përgjegjës për parandalimin e duhanpirjes.