Nisma "Shqiperia JO Duhanit" ka si qëllim kryesor uljen e nivelit të duhanpirjes në vend, dhe si rrjedhojë, dëmtimet e shëndetit publik nga përdorimi i duhanit, duke gërshetuar masat dhe nismat administrative e operacionale të agjencive shtetërore ligjzbatuese me përfshirjen sa më të gjerë të aktorëve të shoqërise civile.

Objektivi kryesor i projektit është zbatimi i kërkesave të Ligjit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më datë 10/7/2014, “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 9636, datë 6.11.2006, ‘Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit’, të ndryshuar”, - ose të njohur ndryshe edhe si Ligji Anti-Duhan, - nëpërmjet një fushate të gjerë informimi dhe ndërgjegjësimi të publikut dhe kontrollit/monitorimit të masave për zbatimin e kërkesave të këtij ligji.