Dëshironi të jeni fizikisht aktiv? Filloni me këto 5  hapa:

MOS U DORËZONI. Pavarsisht se lënia e duhanit fillimisht shkakton disa efekte anësore të cilat ndikojnë në dëshirën e duhanpirësit për të qënë fizikisht aktiv, nuk duhet të hiqet dorë nga  zakonet primare të të jetuarit shëndetshëm. Lexoni mënyrat më të thjeshta të një fillimi të mbarë.

Shndërrohuni në një krijesë të zakonit të mirë- dieta ushqimore e pasur dhe e ekuilibruar, orari i rregullt i pushimit dhe aktivitetit sjellin një përmirësim të ndjeshëm të imunitetit dhe mirëqënies.

Ri-trajnoni frymëmarrjen. Frymëmarrja është një funksion trupor që bën një lidhje unike të mëndjes dhe trupit. Frymëmarrja e duhur ruan nivelin e oksigjenit për prodhimin e energjisë, balancon nivelet e pH në trup dhe eliminon mbeturinat dhe toksinat. Për fat të keq, shumica prej nesh përdorin vetëm rreth 20% të kapacitetit tonë për të marrë frymë. Për fat të mirë, "frymëmarrja e diafragmës"  mund të kthehet në  praktikë të përditshme.

Për të ri-trajnuar frymarrjen tuaj, praktikoni frymëmarrjen sipas ciklit "4-7-8”. Merrni frymë ngadalë me hundë duke numuruar deri në katër. Ndjeni barkun tuaj të zgjeruar e ndërkohë diafragmën që shtyn për poshtë. Mbajeni frymën deri sa të arrini të numuroni deri në shtatë dhe pastaj nxirrni frymën ngadalë nëpërmjet gojës tuaj duke numuruar tetë. Përsëriteni këtë frymëmarrje për 4 cikle të plota, dy herë në ditë.

Ecni- të fillosh të ecësh është veprimi më i thjeshtë. Nuk kushton, është veprim i sigurt dhe funksionon. Studimet referojnë që vetëm  30 minuta ecje sjellin dobi shëndetësore në zemrën e njeriut.

Kombinoni ushtrime të thjeshta me aktivitetet e përditshme-  “Të ushtrohesh” është i vetmi burim i vërtetë i rinisë.  Mos u shqetësoni nëse nuk jeni tipi i njeriut të palestrës. Përgjatë kohës që jeni në shtëpi qëndroni aktiv, bëni  ushtrime të thjeshta gjatë kohës që jeni duke u impenjuar me punët në shtëpi dhe qëndroni ulur kur të shikoni TV. Përdorni shkallët dhe jo ashensorin. Ecni për të shkuar në punë. Ambientin ku punoni shfrytëzojeni për ta kthyer në dobi për ju. Krijoni rutinën tuaj duke bërë sa më shpesh të mundeni gjatë orarit të punës ushtrime të lehta për qafën dhe shpinën, për të lehtësuar tensionin që akumulohet si pasojë e qëndrimit para kompjuterit dhe lodhjes mendore. Organizohuni periodikisht me familjarët apo miqtë tuaj për të shpenzuar kohë aktive si: të bëni një piknik, të shkoni në plazh, të luani sportin e preferuar, të dilni për të kërcyer etj

Flini minimalisht 6 orë gjumë – mund të tingëllojë ironike por gjumi është një nga funksionet më të rëndësishme që trupi ynë përdor për të shëruar dhe  rregulluar funksionimin e qelizave dhe për të qënë mëndërisht dhe fizikisht aktivë. Megjitahtë bëni kujdes që orët e gjumit mos të tejkalojnë orët që duhet ti jetoni.

 

Tre këshilla që ju ndihmojnë të arrini një peshë të shëndetshme

Të parandalosh shtimin në peshë pasi kë lënë duhanin.

Shtimi në peshë është një shqetësim i zakonshëm kur ndalohet pirja e duhanit. Disa njerëz madje e përdorin atë si një arsye për të mos e lënë duhanin. Është e vërtetë se shumë duhanpirës shtojnë në peshë për një peiudhë mestare deri në gjashtë muajt e parë  pas lënies së duhanit. Megjithatë duhet të jemi në përgjegjshëm në gjykim pasi disa kg më tepër në trup nuk i shkaktojnë shëmdetit të zemrës më shumë dëm se sa duhanpirja.

- Hani të shëndetshëm. Konsumoni një dietë ushqimore të ekuilibruar.  Përqëndrohuni në konsumimin e frutave dhe perimeve duke kufizuar përdorimin e yndyrës. Shmangni alkoolin, sheqerin në sasi të mëdha, pijet me gaz  dhe pije të tjera të  pasura me kalori.

- Pini shumë ujë. Konsumimi I ujit, të paktën 8 gota në ditë, do ju ndihmojë të ndiheni të clodhur si pasojë e eliminimit të toksinave. Gjithahstu do ju ndihmojë të ndiheni te plotë dhe jo të uritur jashtë vakteve. 

- Bëni shëtitje të gjata. Ecja është një nga  format me të mira të ushtrimit. Jo vetëm do ju ndihmojë për të  të djegur kalori dhe për të mbajtur peshën nën kontroll , por ajo gjithashtu do ju ndihmojë në lehtësimin e ndjenjës së  stresit dhe frustrimit që shoqërojnë lënien e duhanit dhe në përmirësimin e aktivitetit tuaj mendor.