Duhani rrit rrezikun e shfaqjes së rreth 50 sëmundjeve

Rreziqet që shkakton cigarja për shëndetin

Duhani shkakton rreth 90% të kancerit të mushkërive. Duhani mund të jetë shkaktari i kancerit në shumë pjesë të tjera të trupit si:

  • në gojë
  • buzë
  • fyt
  • laring
  • ezofag
  • fshikëzës
  • veshkave
  • mëlcisë
  • stomakut
  • pankreasit

Pirja e duhanit dëmton zemrën dhe qarkullimin e gjakut, duke rritur rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të tilla si:

• sëmundjet koronare të zemrës
• infarktit në zemër
• sëmundjet vaskulare periferike (dëmtimi i enëve të gjakut)
• sëmundjet cerebrovaskulare (dëmtimi i arterieve që furnizojnë trurin me gjak)

Si ndikon pirja e duhanit në zemër dhe gjak?
Kimikatet e tymit të duhanit dëmtojnë qelizat e gjakut dhe funksionimin e zemrës. Ky dëmtim rrit rrezikun për:

  • atherosclerosis, (sëmundje në të cilën një substancë e lëmuar e quajtur pllakë ngrihet deri në arterie)
  • aneurysms, (fryrja e enëve të gjakut e cila con deri në vdekje)
  • sëmundje kardiovaskulare (CVD), e cila përfshin:
  • sëmundje koronare të zemrës (CHD),
  • atakun e zemrës  dhe dëmtimin e arterieve, dhimbje gjoksi
  • presionin e lartë të gjakut
  • sëmundjet koronare të zemrës, ku piastrina, përbërës i gjakut, bashkohet me proteinat dhe mund t’i ngjiten pllakave të mureve të arterieve duke shkaktuar infarkt në zemër
  • sëmundjet periferike arterial (PAD),
  • goditja, e cila është vdekje e papritur e qelizave të trurit shkaktuar nga mpiksja e gjakut ose gjakderdhja

Si ndikon pirja e duhanit në mushkëri dhe në frymëmarrje?

Çdo cigare dëmton frymemarrjen dhe mushkëritë. Pirja e duhanit shkakton:

  • Sëmundje kronike obstruktive të mushkërive (COPD), një sëmundje që përkeqësohet me kalimin e kohës dhe shkakton gulçim, ngushtim gjoksi, dhe simptoma të tjera
  • Emfizemë, një gjendje në të cilën muret në mushkëri humbasin aftësinë e tyre për tu shtrirë dhe për tu tkurrur. Indet e mushkërive shkatërrohen, duke e bërë të vështirë ose të pamundur frymëmarrjen.
  • Bronkit kronik, i cili shkakton ënjtje të tubave bronkiale. Kur ndodh kjo, sasia e ajrit që hyn në mushkëri është më e vogël.
  • Pneumoni
  • Azëm
  • Tuberkuloz

A ndikon pirja e duhanit në shikim?  

Pirja e duhanit është e dëmshme për sytë ashtu si edhe për çdo pjesë tjetër të trupit. Kërkime të ndryshme e lidhin pirjen e duhanit me rritjen e rreziqeve për dëmtimin e nervave optike i cili çon deri në verbim.

Pirja e duhanit gjatë shtatzanisë

Pirja e duhanit gjatë shtatzanisë, rrezikon shëndetin e fëmijës të palindur, si edhe të nënës. Pirja e duhanit gjatë shtatzanisë rrit rrezikun e komplikimeve të tilla si:

  • abort
  • lindjes së parakohshme 
  • lindje e një fëmije me peshë të vogël
  • lindje e një fëmije të vdekur

 

Rreziqet e pirjes së duhanit pasiv

Njerëzit që konsiderohen si duhanpirës pasiv kanë të njëjtat pasoja si ata aktiv, veçanërisht kur i referohemi kancerit të mushkërive dhe sëmundjeve të zemrës. Për shembull, duhanpirja pasive rrit rrezikun e kancerit të mushkërive apo sëmundjeve të zemrës me rreth 25%.  Foshnjat dhe fëmijët janë veçanërisht të ndjeshme ndaj efekteve të duhanit pasiv. Një fëmijë i cili është i ekspozuar ndaj duhanit pasiv rrezikon rritjen e mundësisë së zhvillimit të infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, të kollës kronike dhe, në qoftë se ata kanë astmë, përkeqësimit të simptomave të tyre.